Delja e zezë!

Version i shkurtuar për blogun, nga rromani (gjashtë kapituj në burim). Asgjë e shpikur përtej asaj që është në tekst. Mbaron, në burim, me Shkurt 202......!
Quhem Frank. Gjuhën që flas është gjuha angleze, përderisa kam pas fatin të jem lindur në vendin e shqiponjave, në vendin e të lirëve më të mëdhenjë të botës, në Shtetet e Bashkuara. Ka ca ditë që nuk po më zë gjumi në këtë vendin ku kam ardhur për një vizitë të shkurtër, si dëshirë e miqve të mi. Mos më pyet për miqtë e mi. Atyre u them miq por, huh, mund shumë lehtë ti konsiderojë edhe një soj i vecantë i species humane.
Jam i ulur në një kafene pranë hotelit. Shumë shitës ambulatorë mbushin rrugët. Nganjëherë më kujton Bronxin e viteve 80-ta, kohë kur Reagan ishte më shumë i preokupuar me ruajtjen e pasurisë së të pasurve dhe vetëm gishtin e mesit e kishte për të varfërit. Nga lartësia e fluturimit qyteti më dukej fantazmë, tymnajat në formën e një këpurdhe atomike duke shpuar retë e trasha të mëngjesit dimërorë. Nuk e kisha pritur të kishte aq rregull. Autobusi ushtarak, ulëse lëkurë kafe, dritare të nxira, tabela KS-01-KSF. Flamujt amerikanë valonin, disa dukej sikurse ishin të lodhur nga ngrica e acari. Më kishte marrë malli shumë që të shoh flamurin e vendit tim në një vend që gati nëntëdhjetë përçind e njerëzve atje nuk do ta dinin se ekziston. Vendosa të mos paraqitem hiç fare se jam nga Amerika.
Nebiha, me ferexhen e zezë, ma propozojë paqën. E hëngra me shumë lezet, tul bukë për ta shplarë pjatën. Sytë e saj të kaltërt I shkëlqenin. Pse e vishte atë shami, kaq e re? Po të ishte në Atlanta, në rrugën George Washington, asaj do ti vërsuleshin ‘Djemtë e Arianëve’. Unë nuk jam tradhëtarë I rracës sime. Kurrë nuk I tradhëtojë kalorësit e Maltës, mbrojtësit e krishterimit. Unë jam Arian dhe I tillë do të mbetem.
Më duket sikurse ky vend është larë dikur me gjak. Thonë se muslimanët e këtij vendi nuk janë pak të dedikuar. Shtatë ditë izolimi në këtë sherr hotel, i urdhëruar nga policia e shtetit. Kontakti i vetëm: Nebihja. Fillova të pikturojë atë lakuriq. Kam memorje fotografike. Djemtë duken shumë brutal, bërtasin, ‘gjysëm gishti I Islamit’. Stieg duket djalë shumë I mirë. Më tha që një nga celulat më të forta të ‘Trashëgimisë vëllazërore të vëllaut Breivik’ ka bazë këtu, diku afër kryeqytetit. I shkrova menjëherë bazës. Mesazhet e mia po dekriptoheshin; u detyrova të angazhojë një nga qelizat e fjetura brenda ambasadës. Mark Tëain: linjat janë të hapura, mundesh të vazhdosh me trajnimin e zhytjes në det. 12 Nëntor 2020. Më duhet të ndryshojë strategji. Stiegun duhet ta mbajë si elementë rezervë. T’Ja mas pulsin.
Dita e lirisë. Është shumë ftohtë; e vetmja mënyrë e të ngrohurit është fryerja e grushtave ose një burektore. Në autobus takova Almen, që po dëgjonte Jon Bon Jovin. ‘Alma më quajnë. Po ju?’ ‘Frank.’ Me tu ngritur ajo pashë uniformën blu dhe TT-në në kallëpin e brezit. Police — mu dridhën këmbët. Autobusi ndaloi para ambasadës. Në të dy anët: ‘Udhëtim Lokal’. Dy mësime: cdo I dyti ose I treti janë policë, dhe ambasada e vendit tim është gati punësuesja më e madhe e qytetit. Pastaj Kaltrina. Donte veç seks dhe para. Misioni vuajti. Qëllimet e misionit janë shumë më të rëndësishme se vëtë-kënaqësia.
Zgjimi i Pragës. Marku në darknet: ‘Je shumë i ngadalshëm… praga po zgjohet.’ Ndeza televizorin: “Sulm terrorist në Pragë. Mbi njëqind anëtar personeli të ambasadës së shtetit më të fuqishëm në botë ishin të vrarë!” U shtanga. Ishte kjo nga celula jonë. Markun nuk e mora. Kishte ndërprerë sim-kartelën. Më shumë ia kam frikën shtetit tim se sa lokalëve. E prisnja që dikush nga sektori i sigurisë së ambasadës të më shkulnin fizikisht drejt Guantanamos. Një zë nga brenda: ‘Merre me vete! Merre me vete! MERRE ME VETE.’
E morra me vete…! Tashmë kisha vetëm ca dollar. Çarja me vëllazërinë do të më kushtonte shumë, mbase edhe me kokë, por e doja këtë normalitetin këtu. Trokitje e butë. Nebihja, duke u dridhur. ‘E di ti që po më zunë këtu me ty do të më vrasin!?’ ‘Unë vi nga një familje shumë striktë muslimane. Kam shtatë vëllëzër. Dy nga ata janë të lart në hierarkinë e “Vëllazërisë se Paqes”.’ Eminja kishte dëgjuar: përgatitjet e fundit për të kryer misionin e zotit. ‘Ata ta kishin përmendur ty emrin… Amerikani, Amerikani.’ Tashmë jo vetëm i leqituri i vëllazërisë sime, por armik i një vendi që kurrë nuk e kisha shkelur. Ishim dikur të dashuruar marrëzisht. Ajo rrezikojë shumë. Kurrë nuk e kisha palluar një vajzë virgjinë muslimane. Në fund nuk mundi ti qëndrojë presioneve. Ajo më kishte ikur nga duart.
Shtigjeve të vendit të pa njohur. Natën e kisha kaluar në një nga parqet periferike. Skeleton i pa marrun vesh, katrahurë që as ujqit nuk vijnë ti marrin erë. Aroma e pemëve, e blinit dhe pishës. Një fshat me katër shtëpi, lum, tokë e punuar, para emigrantësh. Shumë pyetje, shumë pak përgjigje. Nuk jam ai që vetdorëzohem. Unë dua të bëj histori. Pasi që kisha lidhur gjashtë bomba dore përreth brezit tim, isha bërë gati të dal ashtu si trim Arizone. Forca tjera po tuboheshin. Nuk e kisha durimin të vazhdoja më tej. Duhet ta dini që nga ky moment kur i lexoni këto rreshta që unë pata dal jashtë dhe kam tërhequr nyjen që lidh dinamitin me katalizatorin e shpërthimit. Unë shkova, ajo mbeti!
Shkurt 2023




Comments